Autotech

Facebook paralajmëron ndryshime të mëdha

Facebooku po ndryshon funksionimin e faqes bazë, duke i bërë postimet e bizneseve, brendeve dhe medieve më pak të rëndësishme.

Në vend të kësaj, përmbajtja mes familjarëve dhe miqve do të vihet më shumë në pah, ka shpjeguar shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg.

Ndryshimet do të nisin gjatë javëve në vijim, transmeton Albinfo.ch.

“Kemi marrë reagim nga komuniteti jonë që përmbajtjet publike – postimet nga bizneset, brendet dhe mediet – po lënë anash momentet personale që na lidhin me njëri-tjetrin”, ka shkruar Zuckerberg në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se bashkë me ekipin e tij ndihet përgjegjës për të rregulluar rrjetin social për mirëqenien e njerëzve. Sipas Zuckerbergut, Facebook dëshiron që njerëzit të kalojnë kohë sa më të mirë në këtë rrjet social.

Në një postim të shkuar, ai ishte zotuar se do ta rregullojë rrjetin social më 2018 duke siguruar se do të ndalë abuzimet.