Bota

Facebook-u trefishon fitimet

I gjithë qarkullimi i facebookut gjatë kësaj periudhe është rritur për 59 për qind, duke arritur në 6.4 miliardë euro

Gjiganti i internetit, facebok-u gjatë tremujorit të dytë të këtij viti e ka trefishuar fitimin e vet nga reklamat. Me këtë lëvizje ai ka tejkaluar dukshëm pritjet e analistëve.

I gjithë qarkullimi i facebookut gjatë kësaj periudhe është rritur për 59 për qind, duke arritur në 6.4 miliardë euro.

“Komuniteti ynë dhe biznesi ynë kanë pasur edhe një kuartal tjetër të suksesshëm”, ka thënë shefi i gjigantit të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg.

Siç dihet, burimi më i rëndësishëm i të ardhurave të facebookut janë reklamat.