Autotech

Facebooku kërkon fytyrat e përdoruesve për sigurinë e tyre

Facebooku ka njoftuar se do të prezantojë disa veçori të reja për njohje të fytyrës në platformat e veta.

Sapo që një përdorues do të pajtohet që Facebooku të përdorë të dhënat e tyre të fytyrës, ju merrni qasje në veçoritë e reja të cilat “do të ndihmojnë në mbrojtjen e privatësisë suaj dhe bllokimin e tentativave për thyerje të llogarisë suaj”.

Në një postim në blog, kompania e ka përshkruar veçorinë e re si shumë lehtë të përdorshme për përdoruesit, transmeton Albinfo.ch.

1.      Facebooku do të njoftojë kur foto tuaja ngarkohen në rrjet, edhe nëse ju nuk jeni etiketuar në to. Kjo ndodh edhe kur publikohen fotografi nga njerëzit që nuk janë në listën e miqve tuaj.

2.    Facebooku do të njoftojë kur fytyra juaj përfshihet në një foto-profil. Kjo bëhet për të shmangur postimet “sulmuese”, kur dikush krijon profil falso.

3.    Në fund, përdoruesit me probleme në shikim mund të dëgjojnë me zë kush i ka etiketuar në fotografi.

Të gjitha këto realizohen, pasi që të autorizohet Facebooku për qasje, ruajtje dhe përshtatje të të dhënave të fytyrës së një përdoruesi.