Autotech

Facebooku merr masat për parandalimin në ndërhyrje në zgjedhje

Facebooku është pjesë e hetimeve nga SHBA-ja për përfshirje në zgjedhje. 13 rusë akuzohen për ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016

Facebooku planifikon të dërgojë kartolina në postën amerikane në mënyrë që të verifikojë lokacionin e njerëzve që duan të blejnë reklama lidhur me zgjedhjet në SHBA.

Katie Harbath nga Facebooku ka thënë në një konferencë se kartolina do të dërgohet në adresën e reklamuesit me një kod, i cili është i nevojshëm për t’u kryer porositë.

Facebooku është pjesë e hetimeve nga SHBA-ja për përfshirje në zgjedhje.

13 rusë akuzohen për ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016.

FBI thotë se ata u shtirën si amerikanë dhe shpenzuan mijëra dollarë për blerjen e reklamave politike si dhe krijuan grupe të caktuara në rrjete sociale si Facebook e Instagram, transmeton Albinfo.ch.

Facebook thotë se kjo nuk do të zgjidhë gjithçka, por pret që të ketë ndikim të konsiderueshëm.

Rrjeti social s’ka bërë akoma të ditur kur do të nisë verifikimi.