Autotech

Facebooku po ndërton një satelit interneti

Një satelit interneti është duke e ndërtuar grupi i drejtuesve të rrjetit social "Facebook".

Drejtuesit e rrjetit social Facebook janë angazhuar në një projekt të ri satelitor që do të sigurojë lidhjet e internetit me brez të gjerë për zonat e pambuluara dhe pa internet.

Më parë këtë vit, ishte raportuar se kompania po punonte në një tjetër projekt satelitor.

Rrjeti social ka bërë investime të mëdha në sjelljen e lidhjes së internetit në vende ku njerëzit nuk kanë qasje në lidhjet broadband, shkruan Albinfo.ch.

Kompania më parë, ka testuar një dron me tela të quajtur Acquila, një projekt që përfundoi në fillim të këtij viti. Me më shumë se 2 miliardë përdorues, kompania po tenton të gjejë mënyra inovative për të arritur audiencat e reja.