Autotech

Facebooku i ruan përdoruesit nga fotot “e nxehta” personale

FB është duke punuar në një veçori që ua mundëson përdoruesve të ngarkojnë fotografitë e tyre “të nxehta”, në hapësirën e caktuar, ashtu që njerëzit tjerë të jenë të bllokuar që t’i postojnë ato foto në postimet publike

Nëse keni dëshirë që t’i dërgoni dikujt foto ku jeni të zhveshur, por nuk dëshironi që ato të postohen në rrjete sociale, një gjë të tillë e siguron Facebooku.

Sipas raportimeve, rrjeti më i madh social është duke punuar në një veçori që ua mundëson përdoruesve të ngarkojnë fotografitë e tyre “të nxehta”, në hapësirën e caktuar, ashtu që njerëzit tjerë të jenë të bllokuar që t’i postojnë ato foto në postimet publike, transmeton Albinfo.ch.

Kjo taktikë është në funksionim të parandalimit të “hakmarrjes” seksuale.

Sipas “Newsweek”, Facebooku ka pasur rreth 54 mijë raste të tilla dhe ka vendosur t’i mbrojë viktimat.

Kjo veçori po testohet në Australi.