Autotech

Facebooku do të përkrahë mediumet e besueshme

Kompania ka njoftuar se komuniteti do të vendosë se cilat mediume janë të besueshme përmes disa sondazheve

Facebooku ka njoftuar se prioritet do të kenë burimet e besueshme të lajmeve sa i përket faqes kryesore në rrjetin social.

Kompania ka njoftuar se komuniteti do të vendosë se cilat mediume janë të besueshme përmes disa sondazheve.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka thënë se përmbajtjet e lajmeve tani do të zënë rreth 4 për qind të asaj që paraqitet në ‘News Feeds’ për dallim prej 5 sa ishte në të kaluarën, transmeton Albinfo.ch.

Lëvizja është bërë me qëllim që të parandalojë lajmet e rreme dhe propagandën në rrjetin social.

Për të gjetur se kujt i besojnë përdoruesit e Facebookut ata do të pyeten se a e njohin një medium të caktuar dhe a i besojnë.

Fillimisht ky sistem testues do të bëhet vetëm te përdoruesit në SHBA.