Autotech

Facebooku thotë se do të përmirësojë Messengerin më 2018

Do të sigurojë më shumë dërgimin e mesazheve dhe do të përmirësojë bisedat në grupe. Kualitetet e fotografive po ashtu janë përmendur, teksa kompania ka premtuar mënyra më të shpejta për të shpërndarë foto dhe video

Që kur Facebooku e prezantoi Messengerin si aplikacion të ndarë, kompania prezantuar disa veçori të reja për aplikacionin e bisedave në telefon.

Aty u përfshinë përkrahje për biseda me video dhe rritja e ‘emojis’. Këto edhe u mirëpritën, por jo edhe veçoritë që kishin të bëjnë me reklama.

Facebooku tani mendon se edhe Messengerit duhet t’i përmirësojë disa gjëra. Në një postim të gjatë, David Marcus nga Facebooku ka thënë se sivjet do të sjellin disa gjëra të reja në këtë aplikacion. Ai ka premtuar se Messengeri do të ketë më pak rrëmujë, transmeton Albinfo.ch.

Sipas njoftimit, do të sigurojë më shumë dërgimin e mesazheve dhe do të përmirësojë bisedat në grupe. Kualitetet e fotografive po ashtu janë përmendur, teksa kompania ka premtuar mënyra më të shpejta për të shpërndarë foto dhe video, e me rezolucion më të larët.

Facebooku megjithatë mendon të fitojë para edhe nga Messengeri, sidomos prej kompanive që mund të shfrytëzojnë këtë aplikacion.