Kosova

Fakulteti Juridik, më i kërkuari nga të rinjtë

Është mbajtur provimi pranues në disa njësi akademike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Fakulteti Juridik mbetet më i kërkuari nga të rinjtë dhe për 817 vende të lira kanë aplikuar më shumë se 1000 persona. Gjatë së enjtes, provimet pranuese janë mbajtur në Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve, në Fakultetin e Filologjisë, të Filozofisë, të Edukimit dhe Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Provime në njësitë e tjera akademike do të mbahen edhe të premten e të shtunën, ndërsa siç bëhet e ditur nga menaxhmenti i UP-së, rezultatet do të dalin shumë shpejt. Më shumë se 12 mijë kandidatë kanë konkurruar për t’u bërë pjesë e UP-së, ndërsa do të pranohen 8 mijë studentë për vitin akademik 2018-2019.

Rektori Marjan Dema ka thënë se interesimi i madh për t’u bërë pjesë e Universitetit shton përgjegjësinë për t’iu siguruar studentëve cilësi akademike.