Kultura

“Falja e gjakut”, skenarin më të mirë

Të shtunën ka përfunduar Berlinalja e filmit që u mbajtë në Gjermani, ndërsa në te morën pjesë 16 filma nga i tërë globi tokësor. Ndër filmat e shpërblyer, është edhe një film me përmbajtje shqiptare. Çmimin për skenarin më të mirë e fituan regjisori amerikan Joshua Marston dhe shqiptari Andamion Murataj për filmin „The Forgiveness Of Blood“ (Falja e gjakut).

Filmi rrëfen për të rinjtë shqiptarë, të cilët vuajnë deri në ditët e sotme nga ligji i gjakmarrjes. Në jurinë e Berlinales ishin shtatë anëtarë prej të cilëve aktorët e njohur, si gjermanja Nina Hoss, ylli i Bollywood-it Aamir Khan dhe regjisori kanadez Guy Maddin.