E-Diaspora

Falsifikoi monedhën 50 euro, dënohet me 2.5 vjet burg

Për shkak të falsifikimit të parave një shqiptar (25) është dënuar me 2.5 vjet burg, shkruan mittelbayerische.de. 25 vjeçari u shpall i fajshëm për falsifikimin e disahershëm të monedhës 50 eurëshe dhe i ka përdorur në Regensburger Altstadt për të blerë pije, ku si këmbim ka marrë paratë origjinale.

Por kjo nuk rezultoi suksesshëm në diskotekën „Sudclub“ am Domplatz ku kamarieri e zbuloi paranë e falsifikuar, i cili menjëherë njoftoi sigurimin. Përkundër tentativës për t’u larguar, shqiptari bie në duart e policisë, të cilët i sekuestruan 14 bankënota të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.

Shoku i tij (23), i cili jeton dhe punon në Regensburg, është dënuar me kusht – në mungesë të provave.