E-Diaspora

Falsifikonte paratë, shqiptari arrestohet në Gjermani

Ndaj një 22 vjeçari shqiptar, rëndonte akuza e falsifikimit të parave nga autoritetet e Shqipërisë. Arrestohet në Gjermani.

Të enjten në mëngjes rreth orës 0.35 në magjistralen mes Erkner dhe Frankfurt janë kontrolluar disa persona. Ndaj një 22 vjeçari shqiptar, rëndonte akuza e falsifikimit të parave nga autoritetet e Shqipërisë, shkruan focus.de. Në Gjermani gjithashtu ai akuzohej për disa raste vjedhjesh.

Policia e transferoi 22 vjeçarin te Gjykata e Fürstenwalde, e cila dha vendim e menjëhershëm për ekstradimin e tij në Shqipëri.