Kuriozitete

Familja me 14 djem e asnjë vajzë

Me siguri bëhet fjalë vetëm për rastësi: Nëna që sapo ka lindur, Kateri Schwandt nga Lakeview në shtetin amerikan Michigan, do të duhet të qëndrojë edhe më tej në mes të burrave. Para dy muajsh, ajo lindi djalin e saj të 14-të, Finley.
Më i moshuari i 13 vëllezërve të tij është 25 vite. Deri më tani, çifti amerkian nuk ka vajzë, shkruajnë mediat botërore, përcjell Albinfo.ch.
Shikuar në apektin e statistikës, të lindësh 14 herë djalë dhe asnjë vajzë, nuk është edhenumër aq i ulët, ka pohuar Bernhard Herrmann nga Instituti për gjentikë molekulare “Max-Planck”. Mesatrja qëndron në 1 deri në 16.000. “Por, natyrisht se nuk ka aq shumë familje të tilla”. Prandaj duket sikur ka një konstelacion të veçantë. Nuk mund të thuhet nëse ka ndonjë bazë gjenetike për këtë.