E-Diaspora
Familja shqiptare dëbohet në mes të natës
Policia kishte ardhur natën dhe familja Selimi duhej të largohej nga Gjermania. Fëmijët ishin të tronditur kur kanë parë policët në banesë
Në mes të natës familja Selimi ishte zgjuar nga gjumi. Të tre fëmijët Serveta, Aysha dhe Xhenis ishin të hutuar kur kishin parë policët në banesë. Babai, Besar Selimi kishte thirrur menjëherë vullnetarët e familjes. Gabrielle Wietbruk menjëherë kishte nxituar, por ishte më e keqja. Policia kishte ardhur për deportimin e familjes, shkruan ‘schwarzwaelder-bote.de’.
“Unë isha e tronditur nga ky veprim. Fëmijët ishin të traumatizuar dhe nuk mund të kuptonin se çfarë po ndodh”, ka thënë Wietbruk, përcjell albinfo.ch.
Familja e dinte se do të kthehej në Kosovë. Aplikimi për azil i ishte refuzuar dhe ata kishin pranuar të kthehen në mënyrë vullnetare, megjithatë ata e pritnin datën e nisjes.
Selimët dy vjet më parë kishin ikur nga Kosova dhe kishin ardhur në Gjermani si refugjatë, me shpresë për të gjetur punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Sipas Besar Selimit në Kosovë mbizotëron papunësia. Fëmijët ishin integruar mirë, ndërsa 8-vjeçari Xhenis ishte në klubin e futbollit.
Festima Selimi u deportua me fëmijët pa burrin e saj, sepse ajo është me origjinë nga Shqipëria, kurse Besar Selimi nga Kosova. Pra, ata ishin deportuar veçmas dhe do të bashkohen më vonë.
Babai nuk mund të aplikojë për 30 muajt e ardhshëm azil në Gjermani, derisa ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar këtë familje.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtohet më 1 maj. Por, vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat