Sport

Fansat e zgjedhin Besar Halimin si futbollistin e muajit

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi  është zgjedhur lojtari i muajit nga fansat e klubit Brondby, transmeton albinfo.ch.

Forma e mirë që po kalon mesfushori në kampionatin danez nuk ka lënë pa rënë në sy të tifozëve të klubit.

Halimi ishte në konkurrencë me dy bashkëlojtarët e tij, Frederik Rønnoe dhe Hjörtur Hermannsson, por doli më i votuari.

Me të marr çmimin ai ka falënderuar fansat si dhe bashkëlojtarët e tij, duke premtuar se do të mundohet të mbajë formën e mirë.

Javën e kaluar Halimi ka realizuar dy gola në fitoren e ekipit që e mbanë atë në vendin e parë.