Kosova

Farat e kungujve nga Kosova drejt tregut Austriak

  Dikur mbetjet e kungujve ua hidhnin kafshëve, kurse sot kanë gjetur një mënyrë për të nxjerrë fitime nga to

Në dukje të parë kanë pamje të zakonshme, por veçantia e tyre del të jetë e madhe. Janë këta kungujt industrial, që po kultivohen për herë të parë në Rrafshin e Dukagjinit, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Në secilin rrafsh janë farat ato që e bëjnë unike këtë kulturë.

Pasi të kenë përfunduar vjeljen, procesi bartet tek vendi ku bëhet larja, tharja dhe paketimi i tyre. Tani është koha që farat të dërgohen në fabrikë. Kjo është edhe pika më e madhe grumbulluese.

“Një vendas i joni punon edhe jeton në Grac, edhe atje e ka pa këtë aktivitet, edhe e ka mundësu me pasë kontakte me këtë kompani, edhe përmes odës ekonomike të Austrisë, atëherë e kemi vu kontaktin edhe e kemi bo kontratën dhe i kemi vendosë kushtet me të cilat do te bashkëpunojmë tash e dy vite. Këtu i kemi furrat që e kanë kapacitetin 10 tonë në ditë, edhe tharja e tyre bëhet për 12 orë, domethënë procesi i tharjes, pas të cilit kemi një produkt të thatë me lagështi 6%, që është një produkt afatgjatë, pasi që ti hiqet lagështia, fabrikisht është i konservuar”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Përdorimi i këtyre farave ka destinime të ndryshme, më të shpeshta janë ato në industrinë e ushqimit te vajrave, paketimi si fruta të thata si dhe në lëminë e mjekësisë.

https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/1107547819381228/