Integrimi
Faruk Neziri, kuzhinier me famë ndërkombëtare hap restorant në Graz
Neziri, disa herë ka fituar çmime prestigjioze në Itali. Në prill të vitit 2013 ai është zgjedhur kuzhinieri më i mirë në Itali, në kategorinë e përgatitjes së ushqimeve nga peshku dhe frutat e detit
Kampioni i kuzhinës italiane, gastronomi me famë evropiane, Faruk Neziri ka zgjeruar biznesin e tij edhe në Austri. Neziri së bashku me një shqiptarë tjetër ( nga Maqedonia) këto ditë po bën gati hapjen e restorantit cilësor “La Perla Graz” në Graz të Austrisë. Mu për këtë, televizioni shtetëror i Austrisë ORF ka realizuar një kronikë lidhur më aftësitë mjeshtërore të kuzhinierit shqiptar.
Neziri, disa herë ka fituar çmime prestigjioze në Itali. Në prill të vitit 2013 ai është zgjedhur kuzhinieri më i mirë në Itali, në kategorinë e përgatitjes së ushqimeve nga peshku dhe frutat e detit.
Kuzhinieri nga Gostivari, zanatin e ka mësuar në Romë, tek një profesor i cili tani është shef i kuzhinës në Zyrën e Deputetëve (organ i dytë pas Senatit), për ta avancuar në restorantin “La Filanda” në qytezën e vogël Asola, në provincën e Montovës, njofton albinfo.ch
Për shkak të imazhit të përhapur në mbarë Italinë, në restorantin ku punon tani Neziri, rregullisht frekuentojnë figura të njohura të politikës, biznesit, estradës, kulturës dhe artit italian.
Pas një karriere të suksesshme shumëvjeçare, i nxitur nga miqtë e tij, Neziri ka vendosur të botojë një libër për specialitete të kuzhinës, që është bë mjaft i popullarizuar në Itali dhe vende tjera të BE-së.
Pas Rene Rexhepit, mendohet se Faruk Neziri është kuzhinieri më i njohur shqiptar në Evropë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?