Kuriozitete
Fatlumi francez, fiton lotarinë dy herë për 18 muaj
Francezët që blejnë një biletë të “Euro Millions” hyjnë automatikisht në shortin “My Million”, ku mund të fitohet edhe shuma një milion euro
Dikush e kërkon fatin në lotari me vite të tëra dhe nuk e gjen, e dikush e fiton atë, brenda dy vitesh dy herë, edhe pse kjo ndodh tepër rrallë.
Një francez duket se është shumë me fat, sepse ka fituar dy herë për vetëm 18 muaj, kjo do të thotë të sfidosh ligjet e probabilitetit.
Fituesi është nga Evian, identitetin ka dashur të mbajë të fshehur, por nëse nuk ka qenë është bërë milioner, përcjell albinfo.ch.
Gazeta “Le Parisien” thotë se personi nga rajoni Haute-Savoie, ka pasur bileta fituese të lotarisë “My Million” më 11 nëntor 2016 dhe më 18 maj të këtij viti.
Lotaria është e lidhur me “Euro Millions”, e cila ofrohet në 12 vende evropiane, dy herë në javë, me një çmim të madh prej 100 milionë eurosh.
Francezët që blejnë një biletë të “Euro Millions” hyjnë automatikisht në shortin “My Million”, ku mund të fitohet edhe shuma një milion euro.
Në këtë rast, ndryshe nga “Euro Millions”, lojtarët nuk i zgjedhin dot numrat në biletë. Ato përcaktohen rastësisht. Fati i lojtarit francez i ngjason atij të një australiani, që fitoi muajin e kaluar dy herë në një lotari lokale, duke rrëmbyer gati 2.5 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
Për herë të parë, EPFL-në do ta drejtojë një grua
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë