Kultura

Fatlumi mahnit auditoriumin zviceran

Fatlum Musliu, 20-vjeçar nga Lugina e Preshevës, ka arritur të kualifikohet për në finalen e shout :Supertalentet nga Zvicra Lindore”, shkruan e përditshmja zvicerane “Der Rheintaler”. Për herë të parë Fatlumi kishte filluar me vallëzim në moshën 14-vjeçare.

“Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet ‘You Got Servet’. Më pëlqeu pa masë dhe që nga ai moment më lindi ideja për vallëzuar. Edhe prindin e kam një valltar të mrekullueshëm në valle popullore”, kishte deklaruar kohë më parë Fatlumi. Gjatë paraqitjes së tij, ai kishte përkragur me ovacione të shumtë nga publiku i “Bodensee-Arena“ në Kreuzlingen. Edhe artisti i njohur zviceran DJ B kishte paralajmëruar se shqiptari të cilin ai e quajti „diamnat“, di të kalojë pemgesën e gjysmëfinales.

Nga ana tjetër, edhe juria e shout ishte mahnitur nga paraqitja e Fatlumit, ndërsa  DJ Bobo kishte deklaruar: „Diamanti është duke shkëlqyer lehtë. Shpresoj se deri në finale, ai do të ndizet i tëri“. Më pas, anëtarja tjetër Christa Rigozzi ka plotësuar: „Ti je një çelan“. Roman Kilchsperger i ka dhënë një kompliment paksa provokativ: „Po të isha ndonjë femër, do të bëja çmos që të të përfitoja“, duke plotësuar: „Po të ishte shou një birrë e freskët, ti do të ishe gëllënjka e parë“.

Përndryshe, finalja është paraparë për të dielën më 20 mars të këtij viti, ndërsa në të do të garojnë Fatlumi dhe tetë finalistë të tjerë. Çmimi kryesor është një shumë në të holla prej 100.000 frangave.