Futboll

FC Albania Zürich ngjitet në Ligën e 3

Skuadrat shqiptare po vazhdojnë me suksese në Zvicër. Njëra ndër to është edhe FC Albania Zürich, që është ngjitur në Ligën e Tretë, shkruan albinfo.ch.

“Rruga ishte shumë e gjatë dhe shumë e vështirë, por në fund arritëm aty ku e kishim qëllimin tonë, asnjë humbje këtë sezon, vetëm një barazim”, shkruan Sokol Dauti, zyrtar i klubit në “Facebook”.

FC Albania Zürich ngjitet në Ligën e 3, vetëm tre pikë larg vendit të dytë.

Fitorja e fundit 4:0 kundër FC Glttbrugg vërteton se e kemi merituar plotësisht ngjitjen në Ligen e 3, ka shtuar tutje ai.

“Dua ti falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë gjithë viteve, duke filluar nga tifozët, sponsorët, anëtarët e FanClub, anëtarët e Kryesisë etj. Ekipit dhe stafit teknik ju uroj suksese në Ligën e 3. Faleminderit të gjithëve që kontribuuat për këtë klub që ka emrin ALBANIA. emër i cili na bashkon të gjithëve”, shkroi ai në rrjetet sociale.