Sport

FC Basel fiton jashtë dhe siguron ndeshjen me Manchester-in

Me këtë fitore, (2:3) FC Basel shton gjasat për kualifikimin për të tetën e finales në Kupën e kampionëve

Kampionia aktuale e Zvicrës në futboll, FC Basel ka fituar mbrëmë në Bukuresht, me rezultat 3:2 ndeshjen e rëndësishme të Kupës së kampionëve kundër skuadrës rumune Otelul Galati. Me këtë fitore, FC Basel shton gjasat për kualifikimin për të tetën e finales në këtë kupë.

Në afat më të shkurtër, fitorja e mbrëmshme i mundëson të luajë me FC Manchester United.

Ndeshja do të luhet më 7 dhjetor në stadiumin St.JakobPark të Bazelit.

Golat për FC Basel i kanë shënuar Fabian Frei, Alex Frei dhe Streller.

Në ndeshje janë angazhuar edhe lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shaqiri. Xhaka ka luajtur tërë ndeshjen dhe është dalluar me lidhjen e suksesshme të aksioneve në fushë. Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 82-të.