Sport

FC Basel kërkon 12.5 milionë euro për Xhakën!

Bazeli kërkon 12.5 milionë euro ndërkohë që gjermanët mund të ofrojnë vetëm rreth 7 milionë, thonë mediet zvicerane

 

Thorsten Finck dhe Lucien Favre kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy kanë trajnuar skuadra zvicerane dhe gjermane dhe janë angazhuar kur për këto skuadra ka qenë më së vështiri. Por, dy trajnerët kulminantë, pikën më të fortë të përbashkët e kanë atë se duan ta kenë Granit Xhakën në skuadrat e tyre.

 

Gazeta „Basler Zeitung” shkruan se “pazari” i Mönchengladbach-ut me Xhakën mund të dështojë. Shkak mund të jenë paratë. Bazeli, sipas informatave që ka gazeta në fjalë, kërkon 12.5 milionë euro ndërkohë që gjermanët mund të ofrojnë vetëm rreth 7 milionë.

 

Xhaka ndërkaq pati deklaruar qysh gjatë muajit prill se për të gjithçka ishte në rregull. Radha është tash te klubet. Por, pati shtuar ai: “do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të bëhej”, duke iu referuar marrëveshjes me Mönchenghladbach-un.

 

FC Basel tashmë ia ka hedhur syrin një lojtari që do të shërbente si zëvendësim për Xhakën. Ai mund të jetë kileani Marcelo Diaz.