Sport

FC Basel me Shaqirin dhe Xhakën shkel kolosin anglez

FC Basel i Zvicrës kualifikohet për fazën finale të Ligës së Kampionëve 2012, duke eliminuar Manchester United 

FC Basel ka eliminuar nga gara kampionin e Anglisë, Manchester United.

Ekipi i Xherdan Shaqirit ka mposhtur skuadrën e favorizuar Manchester United, me rezultat 2:1 duke u renditur në mesin 16 ekipeve më të forta evropiane.

 FC Basel duke përfunduar e dyta në Grupin C ka tubuar këtë vit njëmbëdhjetë pikë, dy më shumë se në vitin 2002.

Dy golat i ka asistuar ylli më i madh i ri i FC Basel, shqiptari Xherdan Shaqiri, të parin e realizoi në minutën e 9-të Steller ndërsa asistimi i dytë erdhi 6 minuta para përfundimit të ndeshjes kur Alexander Frei realizon golin e dytë.

Pas ndeshjes lojtari më notën më të madhe 8.0 është shpallur Xherdan Shaqiri duke marrë edhe epitetin e lojtarit të  ndeshjes.

 Përveq Shaqirit edhe Granit Xhaka kishte paraqitje superiore përballë lojtarëve anglezë.

Në ndeshjen e parë, të luajtur në Mançester, FC Basel ka arritur rezultatin befasues 3:3.