Sport

FC Basel mund Bajernin e madh 1:0

Në një ndeshje me lojë të nivelizuar, me përparësi të FC Bajernit në posedimin e topit por me m¨shumë shanse për gol të FC Basel-it, ka fituar skuadra zvicerane me rezultatin 1 me 0. Ka qenë valentin Stocker ai i cili në minutën e 85-të kan shënuar golin që e ka vulosur fitoren e FC Baselit.

Xherdan Shaqiri ka luajtur deri në minutën e 83-të. Gjatë tërë kohës ka qenë mjaft aktiv ndërsa rretzh minutës së 18 ai ka pasur edhe një shans të mirë për të shënuar gol. Shqiptari tjetër, Granit Xhaka ka luajtur deri në fund dhe është dalluar me mjaft aksione, si ndërlidhës i mirë i lojës

Me fiitoren e tij FC Basel ka bërë edhe një befasi. Pas mundjes disa muaj më parë të ManU, tash i ka vështirësuar pozitën edhe Bajernit të madh.

Atmosfera në St. Jakobspark ka qenë e zjarrtë. Gjithë Zvicra sonte ka qenë në krah të FC Baselit.