Sport

FC Kosova e Cyrihut realizon ëndrrën: Ngjitet në Ligën e Parë të Zvicrës

Kjo ligë është niveli më i lartë ku deri tash ka mundur të arrijë një klub me futbollistë të komuniteteve.

Pas një ndeshjeje jo të lehtë, FC Kosova e Cyrihut ka fituar ndaj FC Uster-it me rezultatin 6:3. Me këtë fitore ajo ka siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Zvicrës. Kjo ligë është niveli më i lartë ku deri tash ka mundur të arrijë një klub me futbollistë të komuniteteve.

Me këtë fitore FC Kosova përsërit suksesin e arritur para dy viteve, kur pati bërë senzacion, duke qenë klubi i parë dhe i vetëm i komuniteteve të huaja (përveç italianëve) që ngjitej në ligën e përmendur. Albinfo.ch ka përcjellë në vazhdimësi rrugën e sukseseve të FC Kosovës.

Në ligën e përmendur FC Kosova pati garuar vetëm një vit, por vlen të theksohet se ajo ia ka dalë që sërish pas një viti në ligën e dytë ndërregjionale sërish të mblidhte forcat për t`u ngjitur në piedestal.

albinfo.ch ka qenë në vendin e ngjarjes dhe do të sjellë më vonë edhe një raport më të gjerë për ndeshjen.