Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Kosova me një këmbë në ligën e parë
«F.C Kosova Cyrih ka vetëm edhe një hap të fundit, përpara se të kalojë në ligën e parë zvicerane, prandaj këtë të shtunë, na pret përballja më e rëndësishme në historinë e klubit tonë»
FC Kosova është vetëm një hap pranë një suksesi tjetër të madh të futbollit shqiptar në Zvicër. Këtë fundjavë, djelmoshat e këtij klubi do ta zhvillojnë, me gjasë, lojën e fundit në ligën e dytë ndërregjionale.
Kosova kryeson tabelën me 55 pikë, një më shumë se skuadra e dytë përcjellëse, FC Freienbach.
Kosovarët e trajnerit profesionist, Jürgen Seeberger, janë të bindur që me ndihmën tuaj ta kalojnë me sukses edhe këtë sfidë. Të shtunën ata do të jenë nikoqirë të FC Usterit që aktualisht mban vendin e dymbëdhjetë dhe luan jo më shumë se për statistika.
Lojtarët janë maksimalisht të motivuar për të nxjerrë maksimumin nga kjo ndeshje, njoftojnë për albinfo.ch drejtuesit e klubit. Fitorja ndaj FC Usterit, ju siguron atyre ngjitjen automatike në ligën e parë të Zvicrës.
Për drejtuesit e klubit, loja kundër FC Usterit është përballja më e rëndësishme në historinë e klubit.
«F.C Kosova Cyrih ka vetëm edhe një hap të fundit, përpara se të kalojë në ligën e parë zvicerane, prandaj këtë të shtunë, na pret përballja më e rëndësishme në historinë e klubit tonë», shkruajnë ata.
FC Kosova fton të gjithë futbolldashësit me familjet e tyre për pjesëmarrje sa më masive në festën e madhe të futbollit shqiptar në Zvicër.
Edhe këtë herë presim shumë tifozë që do të vijnë në lojë me daulle e flamuj, për të treguar se janë krenarë me djelmoshat e një ekipi të futbollit që përfaqëson FC Kosovën.
«Përkrahja juaj për Kosovën, i jep madhështi kësaj ngjarje të madhe. Ëndrra që FC Kosova të bashkohet në ligën e parë zvicerane po bëhet realitet».
Ndeshja zhvillohet më 17 0.6. 2017 me fillim nga ora 18.00, në Juchhof 1, Vulknastrasse 200, Zürich.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Qershor 2017
- Ora18:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit17 Qershor 2017 - 19:00
Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor