Futboll

FC Kosova nuk ia del, gara për Kupën e Zvicrës merr fund

Kosovarët e trajnerit Seeberger ndonëse kishin arritur ta ngushtonin rezultatin me golin e Bekim Bushatit në minutën e 54, e mbase me pak fat edhe do të barazonin në minutën e 75 nga një krosim përfekt i anësorit Deni Krleski, ku Almir Murati nuk arriti ta fuste topin në rrjetë nga një distancë prej pesë metrash, ata treguan karakter dhe lojë të mirë para shumë shikuesve që kishin ardhur në mbështetje të ekipit të tyre.

Në xhiron e dytë të garës për kupën e Zvicrës në raundin e 32 skuadrave garuese për kupën e njohur si “Helvetia Schweizer Cup”, në 1/16 e finalës të luajtur në stadiumin Utoground në Cyrih, përfundoi me rezultat 1 me 3 për ekipin e Chalenge ligës zvicerane, Rapperswil-Jona.

Pjesa e parë është mbyllur 0 me 2 në të mirë të musafirëve të cilët luanin qetë e pa presion, duke i shënuar, përmes Kublit, dy gola të lehtë mbrojtjës kosovare.

Në pjesën e dytë Kosova ka startuar me më tepër vetëbesim dhe e ka vërë në siklet me aksione të bukura skuadrën e Challenge Leagues, por kjo nuk ka mjaftuar për të barazuar rezultatin para më shumë se 950 shikuesve shqiptarë, që i jepnin mbështetje FC Kosovës, kundër një kundërshtari shumëfishë më të fortë se Kosova.

Kosovarët e trajnerit Seeberger ndonëse kishin arritur ta ngushtonin rezultatin me golin e Bekim Bushatit në minutën e 54, e mbase me pak fat edhe do të barazonin në minutën e 75 nga një krosim përfekt i anësorit Deni Krleski, ku Almir Murati nuk arrit ta fuste topin në rrjetë nga një distancë prej pesë metrash, ata treguan karakter dhe lojë të mirë para shumë shikuesve që kishin ardhur në mbështetje të ekipit të tyre, ndonëse koha ishte me shi.

Në pjesën e dytë ekipi musafir, Rapperswil-Jona ka pasur poashtu disa raste të qind për qinda për shënim, e sidomos në dhjetëminutëshin e fundit sulmuesi shqiptar i FC Rapperswilit, Egzon Shabani, i cili gjatë gjithë lojës ka bërë dallimin në fushë me aksione dhe driblime të shpejta, ka huqur një rast me golin e zbrazët nga dhjetë metra largësi duke gjuajtur lartë mbi portë. Në minutën e 90 FC Kosova ka marrë golin e tretë, të cilin e shënoi lojtari me numrin 10, Silva Chagas.

 

Ish-lojtari i Thunit dhe përfaqësueses zvicerane, Milaim Rama, e vlerësoi lojën si të barabartë. “Deri para golit nuk pashë ndonjë dallim, por vërehej se Rapperswil-Jona luante me lëhtësi dhe pa presion. Ndoshta ky është dallimi mes një ekipi të Challenge ligës dhe ligës së parë” (plotësimi ynë, nënkupton liga e katërt e Zvicrës)”, u shpreh Rama.

 

Fituam me fat, thotë mbrojtësi shqiptar i Rapperswil-Jona

Dy lojtarë shqiptarë të skuadra musafire, Shabani sulmues dhe Simani mbrojtës dalloheshin në lojën e musafirëve. Albinfo.ch i ka marrë një prononcim mbrojtësit Denis Simani, i cili tha se ekipi i tyre ndonëse luan dy liga më lartë se FC Kosova, ka pasur sonte shumë fat.

“Sidomos në pjesën e dytë ne kemi pasur shumë fat, ndonëse pjesën e parë e kemi kontrolluar dhe ishim në avantazh prej dy golash, në pjesën e dytë Kosova na ka bërë shumë presion. Ne nuk i fitonim më duelet. Ata kanë lojtarë shumë të fortë teknikisht”, tha Simani që nuk iu kishte gëzuar përballjes me Kosovën dhe me  dëshirë nuk do të luante kundër një ekipi shqiptar, sepse, tha se kishte emocione dhe pavarësisht që luante kundër vëllëzërve, i duhej ta jepte maksimumin.

“Kam luajtur kundër një ekipi shqiptar dhe kjo ka qenë speciale për mua, kisha emocione dhe më mirë mos të kisha luajtur, mirëpo kur je në fushë duhet ta japësh maksimumin”, tha ai mes tjerash.

 

Bekim Bushati kemi luajtur me frikë në pjesën e parë dhe kjo na kushtoi me dy gola palidhje.

“Kundërshtari ka qenë shumë i fortë, në pjesën e parë treguam shumë respekt për kundërshtarin dhe morëm dy gola palidhje, por në pjesën e dytë ndryshoi loja dhe sidmos kur shënuam u pa se mund ta përmbysnin rezultatin. treguam karakter si ekip, kemi sulmuar dhe kemi kërkuar barazimin, por morëm në fund të lojës golin e tretë dhe aty mori gjithçka fund”.

Trajneri gjerman i FC Kosovës, Seeberger, tha se është e lumtur me lojën e djemëve të tij. për të kjo ka qenë një lojë me plotë emocione dhe nëse do kishim barazuar në pjesën e dytë nga një rast shumë i volitshëm, ndeshja sigurisht do të dukej ndryshe, por edhe kemi pasur fat në dy tri raste, u shpreh ai.

“Rapperswili ka një ekip që luan shumë mirë dhe fitorja është në rregull. Shihej që ata luajnë shumë mirë bashkë, por edhe ne treguam lojë të mirë dhe ishte emocionuese edhe për shikuesit dhe unë e shoh si pozitive paraqitjen.”