Sport

FC Lausanne-Sport kthen Andi Zeqirin në radhët e veta

Zeqiri pati shënuar tre gola jashtëzakonisht të bukur ndaj FC Cittadella të Padovës, përkatësisht FC Sevilla të Spanjës, në të ashtuquajturën ndeshje e Youth Cup

FC Lausanne-Sport anëtare e Superligës zvicerane në futboll, këtë Kampionat e ka përfunduar e parafundit. Andaj gjendja aspak e favorshme në ekip e sidomos në repartin e sulmit ka detyruar aksionarët e kësaj skuadre që në radhët e veta të rikthejnë sulmuesin e talentuar Andi  Zeqiri, të huazuar dhjetë muaj më parë tek skuadra juniore e Juventusit të Torinos.

Zeqiri së bashku me sulmuesin Bioty Moise dhe mesfushorin Fabrizio Coligara, edhe pse ende të njomë, kanë treguar cilësi të rralla tek skuadra e  të rinjve të Juventusit.

Madje Zeqiri pati shënuar tre gola jashtëzakonisht të bukur ndaj FC Cittadella të Padovës, përkatësisht FC Sevilla të Spanjës, në të ashtuquajturën ndeshje e Youth Cup.