Sport

FC Prishtina Bernë fiton Kupën e Diasporës

Në finalen e luajtur në stadiumin në Bodenweid në Bernë, FC Prishtina si fituese e Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ka fituar ndaj SC Drita Kosova si fituese e Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Gjermani

FC Prishtina e Bernës është fituese e Kupës së Diasporës në futboll për vitin 2017, raporton albinfo.ch.

Në finalen e luajtur në stadiumin në Bodenweid në Bernë, FC Prishtina si fituese e Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ka fituar ndaj SC Drita Kosova si fituese e Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Gjermani.

Kupën, kapitenit të FC Prishtinës, Pajtim Mazrekut ia ka ndarë Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemaili, ndërsa ka marr pjesë edhe Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skënder Thaçi.

Për FC Prishtinën ky është trofeu i dytë në këtë sezon. Javë më parë doli fitues edhe i Kupës së Unionit në Zvicër, ndërsa në Ligën e Dytë Ndërrajonale ka siguruar mbijetesë edhe për sezonin 2017/18.