Uncategorized
Federata Zvicerane e Futbollit mund të largojë nga ‘Nati’ shtetasit e dyfishtë
Pas diskutimeve të shqiponjës dykrenore vjen diskutimi për dy nënshtetësitë. Federata Zvicerane e Futbollit mund të përjashtojë së shpejti lojtarët të cilët kanë dy nënshtetësi, shkruan blick.ch.
Ideja vjen nga sekretari gjeneral i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili mendon se në ‘Nati’ do ishte mirë të “luanin vetëm ata lojtarë që shmangin dy nënshtetësinë.”
“Kurrë nuk e kisha përshtypjen, që historia e shqiponjës dykrenore brenda ishte aq e madhe. Skuadra ishte e habitur. Besoj se drama e lojës Serbi-Zvicër ishte tepër emocionale,” tha ai duke shtuar se problemet brenda stadionit mund të zgjidhen nga jashtë. “Në këto situata është mirë të pyesim: nëse duam lojtarë me dy nënshtetësi?”
Deklarata e Miescher është vetëm si e tillë. Kjo sëpari do diskutohet brenda Federatës Zvicerane të Futbollit, me lojtarët që kanë dy nënshtetësi dhe më pas pritet të merret një vendim përfundimtar. Por tashmë është e qartë se nga historia e polemikave të shqiponjës dykrenore kemi historinë e polemikave të shtetasve të dyfishtë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit