Sport

Federer ka fituar 64 milionë dollarë vitin e kaluar

Roger Federer është tenisti më i mirë zviceran, me më shumë trofe dhe sigurisht njëri ndër më të mirët në botë në sportin e tenisit.

Ai gjithashtu është edhe njëri ndër më të paguarit në botë. Federer ishte sportisti i dytë më i paguar evropian për vitin e kaluar sipas revistës amerikane ‘Forbes’, përcjell albinfo.ch.

Federer ka përfituar 64 milionë dollarë. Në vendin e parë është futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo me 93 milionë dollarë.

Në vendin e tretë në këtë renditje është golfisti Rory McIlroy me plot 50 milionë dollarë të përfituar vetëm gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, sigurisht që nuk mund të mungonte në listën e sportistëve evropianë më të paguar me plot 46 milionë dollarë, Lewis Hamilton, pas të cilit, me 38.5 milionë, vjen një tjetër pilot i Formula 1, Sebastian Vettel.

Në top-10 janë edhe Novak Gjokoviq, Fernando Alonso, Gareth Bale, Conor McGregor dhe Zlatan Ibrahimoviq.