Sport

Federer, legjendë e tenisit

Trofeu i fundit ishte i teti në Wimbledon, derisa në përgjithësi ka 19 Grand Slame në karrierën e tij. Zvicerani ka thënë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet

Zvicerani Roger Federer është sikur vera. Sa më i vjetër, aq më i mirë. 36-vjeçari po vazhdon të fitojë trofe të rëndësishëm në sportin e tenisit.

Federer së fundi shkëlqeu në finalen e Wimbledonit ndaj kroatit Marin Çiliq, duke e mundur 3:0 në sete, raporton albinfo.ch.

Ai zhvilloi një meç të jashtëzakonshëm, duke marrë shumë lëvdata nga mbarë bota.

Trofeu i fundit ishte i teti në Wimbledon, derisa në përgjithësi ka 19 Grand Slame në karrierën e tij. Zvicerani ka thënë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet.