Sport

Federer mposht Nadalin në finalen e Shangait

Kampioni i Wimbledonit, Roger Federer, ka mposhtur numrin një të botës Rafael Nadal në finalen e Shanghai Masters për të kapur titullin e gjashtë sivjet.

Zvicerani 36-vjeçar, që ka humbur vetëm katër herë në vitin 2017, fitoi 6:4 dhe 6:3, përcjell albinfo.ch.

Finalen ai e fitoi për 72 minuta. Kjo ishte fitorja e katërt sivjet ndaj Nadalit.

Federer është tenisti më i mirë zviceran dhe njëri ndër më të mirët në botë, duke lënë gjurmë në sportin e tenisit.