Sport

Federer mund Nadalin dhe siguron finalen

Tenisti zviceran Roger Federer ka mbërritur në finalen e turneut ATP-1000 në Indian Wells. Ai e ka mundur në gjysmëfinale në mënyrë bindëse rivalin e tij të madh Rafael Nadal, me rezultat 6:3 dhe 6:4.

Kjo i ka mundësuar yllit zviceran dhe botëror të tenisit, Federer që sonte të takohet në finale me amerikanin John Isner. Ky i fundit ndeshet me Federerin pasi që ka mundur tenistin serb Djokovic.

Isner ka mundur Djokovicin me rezultat 7:6, 3:6 dhe 7:6

Federer, me fitoren e tij të 15 radhazi ka ngushtuar diferencën me Nadalin në 10:18. Zvicerani i përshtatet më shumë motit me erë që frynte gjatë takimit, se sa spanjolli. Veç kësaj, ai u tregua shumë efikas.