Të tjera
Federer, sportisti i vitit në botë
Fituesi i 20 Grand Slameve, që shkëlqeu në Australian Open dhe në Wimbledon 2017, dominoi ceremoninë e çmimeve, duke lënë pas emra si Cristiano Ronaldo, Lewis Hamilton dhe Mo Farah
Tenisti zviceran, Roger Federer është shpallur sportisti i vitit në ceremoninë e “Laureus World Sports Awards”, të zhvilluar në Montekarlo.
Fituesi i 20 Grand Slameve, që shkëlqeu në Australian Open dhe në Wimbledon 2017, dominoi ceremoninë e çmimeve, duke lënë pas emra si Cristiano Ronaldo, Lewis Hamilton dhe Mo Farah, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e kisha besuar se mund të kthehesha sërish në këto nivele, por ky vit ishte diçka tjetër”, deklaroi tenisti 36-vjeçar, i cili është i pari edhe në renditjen e përgjithshme të tenistëve, duke thyer rekord si tenisti më i moshuar numër një në botë.
Për femra, trofeun e rrëmbeu Serena Williams, e cila në vitin 2017 fitoi Grand Slamin e 23 të saj në karrierë.
Kampionët e Botës në Formula 1, Mercedes, u vlerësuan si skuadra e vitit dhe titullin e tërhoqi kampioni i vitit 2017, Lewis Hamilton.
Një çmim i veçantë shkoi edhe për skuadrën braziliane Chapecoense, me vlerësimin “Momenti më i mirë i vitit”, me rikthimin që bëri kjo skuadër pas rrëzimit të avionit të ekipit në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut