Sport

Federer triumfon në Australian Open

Ky ishte Grand Slemi i pestë i Australian Open i fituar në karrierën e tij, kurse i 18-ti në përgjithësi në karrierën e tij në Grand Sleme

Tenisti zviceran, Roger Federer në një përballje spetakolare ka mundur në finale të Australian Open, Rafael Nadal me rezultat 3:2 në sete, shkruan albinfo.ch.

Finalja ishte si në ëndrra, një finale që zgjati afër katër orë, ku në fund fitoi tenisti zviceran.

Federer zhvilloi një meç si në kohërat e vjetra, por edhe Nadal zhvilloi një lojë mjaft të mirë, duke bërë që shikuesit në Melburn të shikojnë një finale mjaft dramatike.

Ky ishte Grand Slemi i pestë i Australian Open i fituar në karrierën e tij, kurse i 18-ti në përgjithësi në karrierën e tij në Grand Sleme.