Sport

Federer zbulon se ku jeton në Zvicër

Në një intervistë për “Basler Zeitung”, Federer ka zbuluar se kur është në Zvicër, jeton pranë Cyrihut

Tenisti i njohur, Roger Federer kalon disa muaj të vitit në Zvicër, veçanërisht kur nuk është shumë ftohtë. Ai zakonisht jeton në Dubai kur është ftohtë në Evropë, ose në shkurt kur është dimër.

Në një intervistë për “Basler Zeitung”, Federer ka zbuluar se kur është në Zvicër, jeton pranë Cyrihut. “Pasi Thurgau është vendlindja e gruas time Mirka, familja e saj është atje, dhe kështu ne jemi të lidhur me malet dhe Cyrihun. Por, më mungon të jem në Bazel dhe ndoshta gjithmonë do të kem këtë ndjenjë”, deklaroi Federer, përcjell albinfo.ch.

“Do të doja të shkoja tek motra ime Diana në Bazel dhe te prindërit e mi. Do të doja të shihja më shumë ndeshjet e Baselit dhe këso lloj ngjarjesh. Por, kjo është ajo që duhet të bëni nëse keni një karrierë prej tenisi. Unë e di që kur të ndaloj të luaj tenis do të jetë ndryshe. Kam një apartament në qendër të qytetit. Kam menduar tashmë për këtë. Por, unë nuk mendoj se ne do të jetojmë atje. Ne jemi të lidhur me malet dhe Cyrihun”, deklaroi tutje tenisti më i njohur zviceran.

Fëmijët e tij ishin lindur në Lenzerheide. “Ata e dinë se unë kam kaluar fëmijërinë në Bazel, sepse i kanë gjyshërit këtu, hallën dhe kushërinjtë. Kjo është familje ime. Ata e kuptojnë këtë. Ata gjithashtu e dinë se unë jam tifoz i Baselit. Fëmijët më pyesin nëse Baseli fitoi”, përfundoi Roger Federer.