Dosje: Kurthi i xhihadit
„Feja ime nuk vret njerëz“
Mustafë Mehmeti, imam në xhaminë shqiptare të Bernës dhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës ka mbetur pa tekst dhe i tronditur pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris.
160 të vdekur është bilanci i parë nga sulmet e koordinaura terroriste në Paris, që ka tronditur gjithë botën ndërsa imami nga Berna në një deklaratë për albinfo.ch ndan dhembjen me viktimat që u terrorizuan mbrëmë në Paris dhe solidraizohet me qytetarët francezë duke shpresuar se ata kanë energji për ta tejkaluar edhe këtë dhimbje të madhe për kombin francez.
„Më vjen keq që edhe njëherë e përjetuan këtë tragjedi. Sipas të dhënave të para prapa tyre qëndrojnë grupe terroristësh që thirren në islam. Kjo nuk është feja ime dhe besimi im. Besimi i vërtetë nuk mbyt njerëz, por gjallëron. Ndërsa feja islame i kushton rëndësi të madhe mëshirës, tolerancës dhe akceptancës, por mjerisht nëpërmjet këtyre njerëzve të çmendur dhe veprave dhe sjelljeve të tyre çnjerëzore krijojnë huti dhe urrejtje ndaj islamit dhe besimit tim. Kështu ata kontribuojnë që islami të konsiderohet të jetë fe e dhushme“, thotë në reagimin e tij imami shqiptar nga Berna.
Ai thotë se përfundishmti duhet t’i jepet fund ëtij elementi dhe çdo fenomeni tjetër që e sjell paqen dhe bashkëejetesën në pikëpyetje.
Të tjera nga Dosje: Kurthi i xhihadit
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor