Kosova

Fëmija njëditëshe vdes e braktisur në rrugë, arrestohet nëna

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orën 15:40 në stacionin policor në Gjakovë, ankuesja Gj. C. ka raportuar se vajza e saj ka qenë në lindje në spitalin rajonal të Gjakovës dhe e njëjta është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur.

Policia menjëherë e ka shoqëruar të dyshuarën, nënën e foshnjës L. M., 32-vjeçare dhe ajo ka deklaruar se e ka lënë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë, përcjell albinfo.ch.

Policia menjëherë së bashku me të dyshuarën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjën A. M, e gjinisë femërore e lindur një ditë më parë, ku ekipi mjekësor në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.

“Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara K-Rome e ëma e viktimës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, bëhet e ditur nga njoftimi i policisë.