Jeta në Zvicër

Fëmijët e huaj me mbipeshë, më shumë se fëmijët zviceranë

Numri i fëmijëve me mbipeshë dhe i të rinjve ka rënë pak në vitin e fundit shkollor. Në ndërkohë, vetëm çdo i gjashti fëmijë në Zvicër është prekur nga obeziteti ose trashja.

Body-Mass-Index(BMI) erdhi në përfundim pas studimit me 13,710 fëmijë dhe adoleshentë në qytetet e Bazelit, Bernës dhe Cyrihut. Në përgjithësi, numri i nxënësve me mbipeshë është ulur me 0.3 për qind, në 16.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sidomos në kopshtet e fëmijëve është regjistruar një rënie e vazhdueshme, bën të ditur Gesundheitsförderung Schweiz. Atje numri i fëmijëve të trashë në vitet shkollore 2014-2017 është ulur me 2.2 pikë, në 11.4 për qind krahasuar me periudhën 2011-2014.

Edhe në nivel të ndërmjetëm, gjatë këtyre viteve u vu re një rënie prej 1.1 pikësh, në 20.8 për qind. Shumica e nxënësve me mbipeshë vazhdojnë të jenë në shkollë të mesme. Atje situata stabilizohet gradualisht. Megjithatë, pothuajse një në katër fëmijë në këtë moshë është ende me mbipeshë (24.2 për qind).

Ka dallime midis fëmijëve zviceranë dhe atyre të huaj: përqindja e fëmijëve të huaj me obezitet ka rënë që nga viti 2005. Por në 22.4 për qind, për periudhën 2014 – 2017, ajo është ende shumë më e lartë se mesatarja për fëmijët zviceranë (14.7 për qind).

Origjina shoqërore e prindërve gjithashtu luan një rol. Për shembull, fëmijët e prindërve me arsim të lartë janë dukshëm më pak të prekur nga obeziteti ose trashja në dhjetë për qind se sa fëmijët e prindërve me ose pa shkollim.

Kulmi kishte arritur vlerat në vitin shkollor 2010/2011. Në atë kohë, 20.1 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve ishin me mbipeshë. «Gesundheitsförderung Schweiz» ia atribuon këtë zhvillim masave të marra. Sidomos në klasat më të larta duhet të bëhen përpjekje shtesë.