Bota

Fëmijët e Krimesë mësojnë për minat

Rreth katër vjet pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe u premtoi 2 milionë njerëzve të saj një jetë më të mirë, konflikti mbetet një realitet për banorët lokalë.

Ushtria ruse po e kthen vëmendjen tek një gjeneratë e re e ushtarëve, përcjell albinfo.ch.

Një njësi ushtarake ruse mbajti kurse për fëmijë. Fëmijët mësuan instalimin dhe çaktivizimin e minave tokësore dhe ndërlikimet e pajisjeve eksplozive të improvizuara.

Sesioni një ditor u ndoq nga rreth 100 fëmijë, më i riu ndër ta rreth 12 vjeç, në bazat ushtarake pranë qytetit Yevpatoria. Fëmijët u inkurajuan të zbulonin minat tokësore dhe mjeteve të improvizuara shpërthyese, përfshirë edhe xhaketa vetëvrasëse dhe bomba të maskuara.

Nënkoloneli Evgenij Muslenko, tha se kursi synonte të inkurajonte një brez të ri për t’u regjistruar në këtë njësi ushtarake.

Nadezhda Sysoyeva tha se trajnimi ushtarak ishte domosdoshmëri për fëmijët lokalë dhe do të ndihmonte në nxitjen e një ndjenje më të madhe të patriotizmit. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, duke shkaktuar sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.