Kalendari

Festivali i dytë i gjelbër i Kosovës 

Edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër do të fillojë nga data 19 deri më 21 shtator 2017, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Festivali i Gjelbër ofron një platformë rrjetëzimi për Bizneset e Gjelbra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevant të energjisë së gjelbër. Këtë vit, 23 kompani vendore do t’i ekspozojnë produktet e tyre “të gjelbra” të prodhuara në Kosovë në Pavionin e Gjelbër. 

 Pjesë e festivalit do të jenë edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor do të prezantojnë trendët e fundit dhe të ardhshme të industrisë në riciklimenergji solareefiçiencë të energjisë, duke theksuar rëndësinë e energjisë së gjelbërAktivitete të tjera interesante dhe argëtuese me tematikë të “gjelbër” do të zhvillohen në festival dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Klikoni këtu për t’u qasur në agjendën e festivalit dhe na ndiqni në Facebook për më shumë informata