E-Diaspora

Festivali shqiptar në Australi

Ku ka shqiptarë, aty valon edhe flamuri shqiptar, dhe traditat shqiptare asnjëherë nuk harrohet.

Kjo vlen edhe për Australinë e largët, ku është mbajtur Festivali shqiptar në Australi, shkruan albinfo.ch.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari. “Në Festivalin Tradicional Gjithëkombëtar të Komunitetit Shqiptar në Melburn. Ishin mbledhur shumë bashkatdhetarë nga të gjitha viset shqiptare duke i dhënë pamje kombëtare shqiptare këtij parku të bukur. Kënga dhe vallja shqipe, rrobat kombëtare dhe ushqimet tradicionale shqiptare i japin formë dhe përmbajtje çdo vit këtij manifestimi tradicional. Më gëzoi fakti që në Festival morën pjesë shumë fëmijë dhe të reja e të rinj”, njofton ambasadori i Kosovës në rrjetet sociale.