Uncategorized

FIFA dënon më rëndë Serbinë, kor dhe afishe raciste

Arsyeja: Tifozët serbë në të njëjtën përballje kanë pasur “afishe diskriminuese” dhe kanë kënduar këngë raciste.

FIFA dënoi me gjobë tre lojtarët ziveranë, megjithatë pa dënim nuk ka kaluar as Federata e Serbe e Futbollit. Dhe atë, dënimi për federatën serbe është 54 mijë franga, shkruan “SRF”.

Arsyeja: Tifozët serbë në të njëjtën përballje kanë pasur “afishe diskriminuese” dhe kanë kënduar këngë raciste, përcjell albinfo.ch.

Trajneri serb Mladen Krstajic, i cili përmendi Tribunalin e Hagës kundër arbitrit gjerman Brych është gjobitur gjithashtu me 5000 franga. Ndaj këtij të fundit FIFA e shqyrtonte çështjen edhe për pezullim nga botërori.