Sport

FIFA dënon trajnerin e kombëtares zvicerane

Dy ndeshjet kualifikuese të botërorit “Brazil 2012” të kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld do t’i ndjekë nga tribunat bashkë me shikuesit e tjerë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar me dy lojë pezullim në ndeshjet kualifikuese të botërorit “Brazil 2012” trajnerin e kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld, për shkak të gjestit ofendues drejtuar arbitrit në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Norvegjisë më 12 tetor.

Trajneri i kombëtares zvicerane është dënuar edhe me një gjobë prej 7 mijë frangash.

Hitzfeld do t’i ndjekë nga tribunat dy ndeshjet e kombëtares zvicerane më 23 mars dhe 8 qershor. Hiztfeld nuk guxon të hyjë para dhe gjatë lojës në zonën e stërvitjeve dhe të garderobës së ekipit zviceran.

Një vendim të tillë e ka vlerësuar si të rëndë dhe zhgënjyes trajneri i kombëtares zvicerane.

Trajneri gjerman i pakënaqur me drejtësinë e referit në takimin ndërmjet Zvicrës dhe Norvegjisë kishte treguar gishtin e mesit.