Sport

FIFA “detyron” Bajernin ta lejojë Shaqirin në olimpiadë

Nëse Xherdani dëshiron të marrë pjesë në olimpiadë, klubi i tij i ri, Bayern Munih, është i detyruar ta lirojë

Ekzekutivi i FIFA-s ka marrë një vendim që do t`i gëzojë shumë futbollistë, ndërkohë që do t`ua prishë qejfin krerëve të disa skuadrave të futbollit.  Vendimi më i ri i detyron skuadrat e futbollit që të lejojnë futbollistët e tyre që të luajnë për ekipet e tyre kombëtare gjatë Lojërave Olimpike Verore Londër, korrik-gusht 2012.

Hairin këtij vendimi duket se më së shumti do t`ia shohë superylli shqiptar Xherdan Shaqiri.  Kështu, nëse Xherdani  dëshiron të marrë pjesë në olimpiadë me kombëtaren zvicerane U21  (dhe ai ka treguar se dëshiron), klubi i tij i ri, Bayern Munih, është i detyruar ta lirojë, shkruajnë mediet zvicerane.

Lidhur me vendimin, ka shprehur kënaqësinë edhe kolegu i Shaqirit në FC Vasel, Granit Xhaka. “Është mirë që e mësuam këtë (lajm) dhe kjo ia rrit shumë vlerën futbollit në olimpiadë. Nga ana tjetër shefi i FC Bayern Bernard Heusler shprehet i pakënaqur me vendimin. 

Në një gjendje të tillë, shkruajnë mediet ekziston rreziku që klubet t`u bëjnë presion “me doreza” lojtarëve që të mos marrin pjesë në olimpiadë.