Uncategorized

FIFA hap procedurë kundër Shaqirit dhe Xhakës

Pas ndeshjes Zvicër- Serbi, FIFA hap procedurë kundër Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Shtëpia botërore e futbollit do të hetojë mënyrën e festimit të golave nga ana e futbollistëve kosovarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë disiplinore kundër futbollistëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi”, thuhet në një njoftim të FIFA-s, raporton SkySport, përcjell Albinfo.ch.

Masa disiplinore do të ketë edhe kundër Federatës Serbe të Futbollit për problemet me tifozë dhe vendosje të mesazheve politike dhe fyese nga ana e tifozëve serbë.