Sport

FIFA jep lejen, Seferi vishet kuqezi

Taulant Seferi ka lindur në Kumanovë të Maqedonisë dhe luan tek Young Boys, në skuadrën e njohur zvicerane

Pas Elvir Malokut, FIFA ka dhënë lejen edhe futbollistit Taulant Seferi, që të luajë për Shqipërinë U-21. njofton albinfo.ch.

Ai më parë kishte luajtur për grupmoshat e Maqedonisë, derisa FSHF ka dërguar kërkesën që të luajë për kuqezinjtë, duke marrë përgjigje pozitive.

Taulant Seferi ka lindur në Kumanovë të Maqedonisë dhe luan tek Young Boys, në skuadrën e njohur zvicerane.

Seferi luajti për Shqipërinë U-21 ndaj Francës në miqësore, kurse tani ka drejt edhe në garat zyrtare.