Maqedonia

Fiksohet data e referendumit

Pyetja e emrit në referendum do jetë: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me përkrahje të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, përcjell albinfo.ch.

Data e referendumit për çështjen e emrit të Maqedonisë do mbahet në 30 shtator, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Pyetja e emrit në referendum do jetë: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me përkrahje të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

“E di se referendumi do të jetë konsultativ. Sërish e shfrytëzoj rastin që ta ftoj opozitën që të përfshihet, dhe t’i ftojë qytetarët që të dalin masovikisht që të tregojnë qëndrimin e tyre. E dini se ky është vendim historik, jo vetëm se del nga referendumi, por për shkak se nëpërmjet tij definohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Pas referendumit Maqedonia duhet të ndryshojë edhe Kushtetutën, ku nevojiten dy të tretat e numrit të deputetëve ose 80 sosh.