Bota
Filiu: “Kriminelët e ISIS-it kërkojnë të provokojnë luftë civile”
Specialisti i islamit bashkëkohor Jean-Pierre Filiu vlerëson se kriminelët e iSIS kërkojnë reagim kundër myslimanëve atje dhe të provokojnë luftë civile në Francë
Në një analizë të thukët për France Inter, Prof. Jean-Pierre Filiu, i vlerëson aktet teroriste në Francë si strategji për të nxitur luftë civile në Francë, njofton albinfo.ch. Përmes vrasjeve mizore sikurse në Paris, synojnë reagim të francezëve kundër myslimanëve, që do të shpiente në luftë civile. Pra kjo nënkupton se një destabilizimi i Francës do ta obligonte atë ta ndërrojë kursin e politikes së jashtme ndaj ISIS-it.
Problemi qëndron në faktin se Franca e dënon sikurse Bachar El Assad-in ashtu dhe ISIS-in, duke i vënë në të njejtin plan. Dyshohet se El-Assad e mbështet ISIS-in dhe se ky fakt, pra dënimi i regjimit të Al-Assad e rrezikon krijesën ISIS, sipas specialistit Filiu, transmeton albinfo.ch.
Problemi vetëm sa ka filluar, sipas tij. Ata janë në një logjikë të fundit të botës, të apokalipsës, ka thënë Filiu. Nga fillimi i sulmeve ruse kundër ISIS, rekrutimi i terroristëve është intensifikuar, sepse ISIS- ndihet i rrezikuar. Prandaj, sipas tij, sulmet teroriste të 13 nëntorit në Francë janë në po atë vazhdë dhe se është fillimi i diçkaje të re në kapitullin e dhunës që ata ushtrojnë dhe që do të përsëritet në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut